Rahovec: Në fshatin Pastasel, vëllai sulmon vëllanë
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në fshatin Pastasel të Rahovecit, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, ngjarja ka ndodhur më 04.11.2025, rreth orës 18:00, kur viktima rreth 26-vjeçar ka njoftuar Policinë se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, rreth 31-vjeçar. Sipas të njëjtave burime, i dyshuari e ka goditur viktimën me grushte dhe shkelma në fytyrë dhe në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Rahovecit për tretman mjekësor dhe më pas është shoqëruar në stacion për deklarim. I dyshuari ndërkohë është ndaluar dhe është intervistuar në Stacionin Policor Rahovec.
Me udhëzim të Prokurorit të çështjes, rasti është iniciuar si “Dhune në familje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet po vazhdojnë
