Rahovec: Një qytetar dërgohet në stacion policor, dyshohet për fotografim të votës
Menjëherë pas këtyre informacioneve në vendin e ngjarjes ka dalë hetuesi rajonal së bashku me prokurorin e shtetit..
Një gjë të tillë e ka konfirmuar , zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.
Ajo ka thënë se personi në fjalë është duke u intervistuar në stacionin policor në Rahovec.
“Ju njoftoj se policia ka marr informacion se dyshohej se në një nga qendrat e votimit në Rahovec një votues ka fotografuar votën e tij. Hetuesit Rajonal së bashku me prokurorin e shtetit kanë shkuar menjëherë në atë lokacion. Personi në fjalë është duke u intervistuar në stacionin policor në Rahovec”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Gazetën Express.