08-11-2025

Rahovecasi dorëzon në polici shumën e madhe të parave që e gjeti në rrugë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën, qytetari Skender Krasniqi nga fshati Ratkoc i Rahovecit, ka dorëzuar në stacionin policor 1 mijë e 800 euro, të cilat i kishte gjetur në rrugën “Mulla Cufa” në këtë qytet.

Sipas njoftimit të policisë, Krasniqi kishte gjetur nëntë kartëmonedha nga 200 euro secila.

“Pas veprimeve të ndërmarra nga njësitë policore, është identifikuar pronari i shumës së humbur dhe i janë kthyer paratë”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i para, amë e biletës dhe teksti që thotë "M85611672287 EURO 340C SB5200640164 200 282229 5%0 EA22067353 EURO 200 P9L019 EURO o EA3406101 50060190TEV2 200 22ESCZ EURO N21103576097 200 EURO RO EYPO 200 ရီခှင် 807071 SD7071885056 1885056 EURO SE7110285202 200 950589 EURO EYER 586061866468 200 URS EA4839376825 EURO 0 200 202592 EURO 200 回9ラダケ日 07/11/2025 16:18 20"
Policia ka vlerësuar se ky gjest tregon besimin e qytetarëve ndaj këtij institucioni të sigurisë dhe përkushtimin për ndërtimin e një shoqërie të drejtë e të ndershme, “andaj, shprehim mirënjohje për veprimin e z. Krasniqi, duke e vlerësuar si shembull të përgjegjësisë qytetare”, thuhet më tej në komunikatë.

Asnjë koment

Comments are closed.