23-11-2024

Rahoveci anulon aktivitetin e prokurimit për furnizim me e-kioskë

Komuna e Rahovecit ka anuluar aktivitetin e prokurimit për furnizim me e-kioskë, që shërbejnë për nxjerrjen e dokumenteve të gjendjes civile. Ekzekutivi lokal, me këtë veprim, ka zbatuar vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, i cili ka marrë vendim për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit për shkak të shkeljes së dispozitave të Ligjit për Prokurimin Publik.

Në njoftimin e Komunës bëhet e ditur se anulimi i prokurimit për furnizim me e-kioska është i bazuar në “vendimin e OSHP – së me numër të protokollit 149/19, të datës 21.5.2019, për anulimin e tërësishëm të aktivitetit të prokurimit”, shkruan sot Koha Ditore.

Paraprakisht Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit meqë ka konstatuar shkelje të LPP-së, duke vlerësuar se Komuna nuk e ka të specifikuar mirë funksiononin e këtij projekti, sikurse që specifikimin teknik nuk e ka përgatitur në mënyrën e duhur.

Asnjë koment

Comments are closed.