Rahoveci fillon largimin e produkteve serbe
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka urdhëruar Inspektoratin e Komunës që të dalë në terren në mënyrë që të largohen produktet serbe me mbishkrime fyese, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.
Në kumtesën për media, thuhet se Latifi ka thënë se pret që konform vendimit të gjitha këto produkte të largohen nga tregu në mënyrë që të respektohet shteti dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Aksioni ka filluar sot në mëngjes dhe do të vazhdojë deri në largimin e këtyre produkteve nga tregu.