Takimi ishte i baraspeshuar me të dyja ekipet që kishin epërsinë. Por ishin mitrovicasit që në pushim shkuan me tri pikë dallim 36:33.
Lojë e barabartë u luajt edhe në çerekun e tretë duke bërë që në periudhën e fundit të hyjnë me rezultat të barabartë 48:48.
10-të minutëshin e fundit vendasit e nisën me një seri prej 10:2 për të krijuar epërsi prej tetë pikëve 58:50.
Këtë epërsi mitrovicasit arritën ta menaxhonin mirë deri në fund të ndeshjes për rezultatin 71:60.
Lojtari më i dalluar te Trepça ishte Dino Butorac me 23 pikë dhe nëntë kërcime i ndihmuar edhe nga Drilon Hajrizi që shtoi 18 pikë gjashtë kërcime dhe katër asistime.
Te Rahoveci lojtari më i dalluar ishte Darrel Davis me 16 pikë.
Në xhiron e fundit Trepça do të jetë mysafirë i Ponte Prizrenit përderisa Rahoveci e pret Yllin./koha.net