24-11-2024

Rahoveci liron trotuaret nga mallrat e ekspozuar

Inspektorati komunal i Rahovecit, ka liruar hapësirat publike në qytetin e Rahovecit. Me këtë rast pronareve të lokaleve të cilët kanë ekspozuar mallin në trotuar u është konfiskuar malli.

Në njoftimin e komunës, thuhet se Besnik Hoti, drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese i cili gjatë gjithë kohës ka qenë së bashku me inspektor shprehet se deri te fillimi këtij aksioni, ka ardhur duke u bazuar edhe në kërkesat e marra nga qytetarët pasi që sipas tyre kanë probleme për të ecur nëpër trotuare.

Hoti thotë praktika e zënies së trotuareve në rrugën kryesore të qytetit të Rahovecit, ka vazhduar për disa vite por që vazhdimisht inspektorët e drejtorisë për Punë Inspektuese kanë marrë aksione për lirimin e tyre. Aksione të ngjashme do të ketë në vazhdimësi, deri sa të mos ketë ekspozim të mallit nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve nga ekspozim i mallit.

Asnjë koment

Comments are closed.