23-11-2024

Rahoveci ua lejon mërgimtarëve shfrytëzimin e parkingut komunal për veturat e tyre

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve hyrjen në oborrin e Komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.

Pika 1 e vendimit thotë se “ju lejohet të gjithë mërgimtarëve hyrja në oborrin e komunës me automjete private, që janë me tabela të huaja”, derisa pika 2 e vendimit thotë se “hyrja e mërgimtarëve në oborrin e Komunës me tabela të huaja, lejohet nga data 20 dhjetor 2018 deri me datë 18 janar 2019”.

Sipas vendimit “punonjëseve të administratës dhe drejtorëve të drejtorive komunale në Komunën e Rahovecit iu ndalohet hyrja me automjete në oborrin e komunës gjatë kësaj periudhe të cekur në pikën 1 të vendimit”.

“Mosrespektimi i këtij vendimi do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes dhe do të merren masa konform ligjeve si dhe akteve nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të kësaj komune.

Asnjë koment

Comments are closed.