24-11-2024

Rahoveci zgjat orarin e punës për zyrtarët komunal 

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin me të cilin ka zgjatur orarin e punës për zyrtarët e Zyrës së Gjendjes Civile, zyrtarët e Zyrës së Pranimit dhe zyrtarët e Tatimit në Pronë të Komunës së Rahovecit.

Me këtë vendim zgjatet orari i punës për Zyrtarët e Gjendjes Civile, Zyrës së Pranimit dhe Zyrtarët e Tatimit në Pronë të Komunës së Rahovecit dhe atë çdo ditë pune prej orës 16 deri ora 18 dhe të shtunën nga ora 09:00 deri ora 12:00.

Zgjatja e orarit të punës për punonjësit fillon nga data 16 korrik deri më 17 gusht 2018. Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset, Drejtoria për Administratë dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa, transmeton kp.

Arsyeja e nënshkrimit të vendimit për vazhdimin e orarit të punës nga data 16 korrik deri me 17 gusht 2018 është për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.

Asnjë koment

Comments are closed.