Rama njofton se kufiri hapet me 1 qershor, jo edhe plazhet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se nga data 1 qershor do të hapen kufijtë tokësor.
“Ka shumë ide për komplote globale e fantazisë në botën akademike të rrjeteve sociale. Shqipëria ka numrin më të ulët të viktimave në botë për numër popullsie. Cila botë është hapur më shumë se Shqipëria sot në fazën dy? Shkoni në Greqi, Itali dhe do e shihni do lëvizni nga veriu në jug sipas qejfit, apo do të ikni dot në plazh”.
Rama tha se me 1 qershor do të hapen kufijtë e Shqipërisë me fqinjët te saj. Megjithatë, Rama ka thënë se plazhet nuk do të hapen.
“Ne jemi duke hedhur hapat sipas një plani të mirëmenduar. Jemi gati të hapim kufijtë tokësor, por duhet të marrim dhe miratimin e vendeve të tjera. Edhe nëse duam ne të hapemi, nuk hapen të tjerët. Shengeni deri më 15 qershor që është i mbyllur dhe fluturimet po ashtu. Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësor me vendet fqinje tonë, por ende jo plazhet”, ka thënë Rama në një video të publikuar në rrjetin social Facebook.