Rama para Blinkenit: Shqiptarët e Kosovës të mos harrojnë që pa ShBA-në s’do kishin shtet të pavarur
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se është mirë që shqiptarët kudo që janë, e sidomos ata të Kosovës të mos harrojnë se pa ShBA-të nuk do të kishte shtet të pavarur të Kosovës.
Rama tha se ShBA-të kanë qenë, janë dhe do të mbeten mbështetëse të palëkundura të procesit të njohjes përfundimtare të Kosovës nga Serbia.
“ShBA-të kanë qenë, janë dhe do të mbeten mbështetëse të palëkundura të procesit të njohjes përfundimtare të Kosovës dhe të përmbushjes së subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe është mirë që asnjëherë shqiptarët kudo që janë, duke filluar nga shqiptarët në Kosovë që të mos e harrojnë se pa ShBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës”, tha Rama, njofton Klankosova.tv.
Tutje, kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria e ka nxitur, e nxis dhe do të vazhdojë ta nxis dialogun e pazëvendësueshëm me asgjë tjetër mes Kosovës dhe Serbisë.