21-11-2025

Rama tallet kur pyetet për raportin me Kurtin: Telenovela “Vitrinat”, a e do a s’e do

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti sot kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, për Samitin Growth Plan “Our pathway to EU”.

Pasi dy liderët u përshëndetën dhe shtanguan duart, Rama u pyet nga gazetarët për raportin e tij me Kurtin, transmeton Klankosova.tv.

Por përgjigja e kryeministrit shqiptar ishte paska tallëse.

“Ju e keni ndryshe, e keni si ajo telenovela vitrinat 1 mijë episode. A e do a se do? A të do a s’të do?. 1 mijë episode. Po të këtë përgjigje nuk vazhdon telenovela”, u përgjigj Rama.

 

Asnjë koment

Comments are closed.