Rama: Urime Vetëvendosjes e Kurtit, “Sa më e mbarë dita për Kosovën”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën sot me një urim për zgjedhjet e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Rama shkruan se ato ishin te suksesshme, ndërsa ka uruar Albin Kurtin për rezultatin më të mirë.
“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare🇽🇰Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë.
Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”, shkruan Rama në mesazhin e tij në Twitter./noa.al/