24-11-2024

Ramiz Kelmendi sheh nga afër djegien e ELKOS Center

Pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi ka dalë për të parë nga afër atë që po ndodhë me objektet të cilat tashmë i ka kapluar zjarri.

Zjarri në orët e mëngjesit ka përfshirë objektin e ELKOS-it në Pejë.

Përmes fotografisë, shihet se si Kelmendi sheh gjithë ngjarjen, përderisa njësitë e zjarrfikësve nga të gjitha rajonet e vendit janë duke u munduar ta shuajnë atë.

Ndërkaq, deri më tani tetë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës, për shkak të zjarrit të madh në depot dhe qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë.

Kështu kanë bërë të ditur nga Spitali i Pejës përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.

Sipas njoftimit, pacientët janë duke u trajtuar dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë. Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftim./Front Online

Asnjë koment

Comments are closed.