24-11-2024

Ramiz Kelmendi: URA E IBRIT – Urë që po i mbanë në pushtet liderët politik si në Serbi ashtu edhe në Kosovë

Ish-Deputeti, ish-zv/kryeministri dhe biznesmeni i njohur kosovar, presidenti i ‘ELKOS GROUP – ETC’ Ramiz Kelmendi ka komentuar zhvilimet e fundit mbi Urën e lumit Ibër në Mitrovicë.

Kelmendi në elaboratin e tij, thotë se tashmë në rastin e urës së Ibrit, kemi të bëjmë me një presedan të ri, i cili po i mbanë në pushtet forcat destruktive politike, si në Serbi ashtu edhe në Kosovë. Kjo po pengon që kjo urë mos të hapet, sepse po paraqet akte me PASOJA të rënda.

Postimi i plotë:

URA E IBRIT – Urë që po i mbanë në pushtet liderët politik si në Serbi ashtu edhe në Kosovë

Ura e Ibrit është urë që ishte dashur të jetë e hapur menjëherë pas hyrjes së Forcave të KFOR-it në Kosovë, në mënyrë që qytetarët të kenë mundëësin e lëvizjes së lirë e me këtë edhe të përafrohen mes vete dhe të gjitha palët ti gëzohen Lirisë dhe shkarkimit të kasapit të Ballkanit –Millosheviç.

Në situatën e re të krijuar tani, kemi të bëjmë me një presedan të ri, i cili po i mbanë në pushtet forcat destruktive politike, si në Serbi ashtu edhe në Kosovë. Kjo po pengon që kjo urë mos të hapet, sepse po paraqet akte me PASOJA të rënda.

– Paralajmërimi për hapje, pastrimi, ngjyrosja dhe punët tjera teknike në të vërtet e shëndrruan këtë urë, në urë lidhëse mes qytetarëve demokrat, por si duket vet Vuçiqi ngriti revoltë politike kundër tij si testë të reagimit të radikalëve serb, të cilët paralajmëruan grusht-shtet.

– Perëndimi, duke e parë se grushtshteti apo detyrimi që Vuçiq të jap dorëheqje apo të hyjë me forca ushtarake deri tek Ura e Ibrit ose edhe tu lirojë rrugën forcave radikale serbe që të bëjnë veprime të dirigjuara nga Rusia, u detyrua që të vihet në lëvizje.

– Luftë e hapur mes forcave të KFOR-it Amerikan dhe forcave serbe.

– Rrezikim i dukshëm i Republikës së Malit të zi dhe Maqedonisë veriore.

– Futje në luftë e Kosovës.

– (Një proverb thotë: të rinjtë i hanë dardhat dhe të pjekurve u mpihen dhëmbët, që janë forcat e KFOR-it).

Andaj, ndodhi një lëvizje e fuqishme politike e Intelegjencës Amerikane që ndërhyri që levizjet e njëanshme të ndërpriten para se të nxitet një luftë e përgjakshme.

Vlen të dihet për të gjithë ata që kanë lindur pas luftës së fundit, se ne si Kosovë, kemi një Pavarësi të pakonfirmuar nga Kombet e Bashkuara dhe njëkohësisht kemi të instaluar mekanizmin e OKB-së, i cili përmes forcave të KFOR-it, ruan qetësinë me të gjitha rastet edhe atëherë kur Institucionet tona me veprime legale por të pa akorduara dhe të pa akceptuara nga politika e SHBA-së dhe BE-së tentojnë ti hyjnë aventurave.

Nëse veprohej një anshëm, i binte që Forcat e KFOR-it do duhej vepruar me armë kundër Policisë së Kosovës apo secilit institucion relevant për siguri – një e KEQE e madhe që do i shkonte përshtati të gjitha shteteve që nuk e mbështesin SHBA-në në raport me lirinë tonë.

Mos të harrojmë, shpeshherë lëvizjet populiste ngrenë nivelin moral kombëtarë e që në fakt e bëjnë rënien reale kombëtare si tërësi në terren.’-përfundon Kelmendi.

Asnjë koment

Comments are closed.