24-11-2024

Ramushi ia bën bajat Palit: Nuk fole mençur për Ambasadorin

Sa i përket deklaratës së ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj i cili kërkoi largimin e ambasadorin zviceran Jean Humbert Lebet, kryeministri Ramush Haradinaj tha se ka qenë deklaratë e pamençur.

“Do të thotë nuk është e meçme prej ministrit Lekaj me u kyç në këtë debat, ai i ka temat e tij. Mendimi im për Zvicrën është i lartë”, tha Haradinaj gjatë konferencës me deputetët nga Bundestagu gjerman

Kryeministri është pyetur edhe punësimet familjare në Qeveri. Ai pranoi që ka punësime të tilla por sipas tij numri i tyre nuk është aq i lartë.

“Masiv nuk është, por ka. Në konkurse mund të gjeni që ka të AAK-së, por nuk janë vetëm ata. Vendet e punës kryesisht do të krijohen me ekonomi dhe inkurajoj plot njerëzit që të marrin iniciativa si sipërmarrës. Ka një rritje të punësimit në vazhdimësi. Sidomos tani pas taksës është rritur numri i të punësuarve”, tha ai./Express

Asnjë koment

Comments are closed.