Raportohet se një 60-vjeçar humbi jetën në një kafiteri në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, togeri Tahir Kabashi.

“Sot rreth orës 09:20 në rr. Ilaz Kodra në Prizren, qytetari T.Q. i moshës rreth 60 vjeçare, deri sa ishte në një lokal për kafe ( kafiteri “Crali” ) së bashku me vëllaun e tij, për një moment ju ka përkeqësu gjendja shëndetsore. Të pranishmit menjëherë kanë kërkuar ndihmën mjeksore, ku emergjenca ka dal në vendin e ngjarjes, mirëpo edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, mjeku ka konfirmuar vdekjen e të ndjerit. Sipas vëllaut të viktimës, i ndjeri kishte probleme shëndetësore të mëhershme. Njësitë relevante policore menjëherë iu kanë përgjigjur rastit në fjalë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik i shtetit i cili ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, u shpreh Kabashi.
Lexo edhe:
“Shaqa” sikur “Myta” ( pjesa 1 )