08-09-2024

Raportohet se një alpinist nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Alpeve në Valbonë

Një alpinist nga Kosova raportohet se është rrëzuar dhe ka humbur jetën në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë.

Incidenti tragjik ka ndodhur në një terren shumë të thepisur dhe shkëmbor, raporton Top Channel.

Sipas mediumit, në këtë terren nuk mund të ndërhyhet as në rrugë tokësore dhe as me helikopter, përveçse nga alpinistë të certifikuar që varen me litar për nxjerrjen e trupit të pajetë.

Për pasojë është njoftuar grupi i Alpinistëve nga Kosova për të nxjerrë trupin.

Asnjë koment

Comments are closed.