Rashica nuk ndalet, tani e mposht edhe Lewandowskin
Ylli i Kombëtares së Kosovës ka shënuar një gol jashtëzakonisht të bukur në fitoren 0-2 të Werder Bremen në udhëtim te Schalke, në ndeshjen që skuadra e tij siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Përveç golit, Rashica pati edhe një paraqitje të mirë përgjatë gjithë ndeshjes.
Kjo ka bërë që Rashica, së bashku me Robert Lewandowskin, Pierre-Michel Lasoggan dhe Marco Richterin, të shpallet lojtari më i mirë i fazës çerekfinale.
Sulmuesi 22 vjeçar mori më së shumti vota për tu shpalluar “Mr. DFB Poka” ose futbollisti më i mire nga ndeshjet çerekfinale të kësaj gare.
Rashica mori 55,2% të votave nga 16 mijë votues, ndërsa në pozitën e dytë përfundoi Pierre-Michel Lasogga i Hamburgut me 35,86%, transmeton lajmi.net.
Lewandowski zuri vetëm vendin e tretë, ndërsa Marco Richter i Augsburg, u rendit në vendin e katërt.