22-02-2025

Rashica shënon në fitoren e madhe të Besiktasit

Besiktasi ka marrë fitore 3-1 në udhëtim te Eyupspor në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Turqisë.

Vetëm një minutë nga fillimi i ndeshjes, Bingol kaloi vendasit në epërsi.

Mirëpo, epërsia e tyre zgjati vetëm 17 minuta, pasi Rafa Silva shënoi për 1-1 me një asistim të Ciro Immobile.

Për ta kaluar në epersi Besiktasin u përkujdes ylli i Kosovës, Milot Rashica, ku u asistua nga Silva në minutën e 45+2-të.

Fitore e Besiktasit e vulosi Kilicsoy, kur shënoi në minutën e 60-të, ndërsa Silva ishte sërish asistuesi.

Për këtë paraqitje brilante të Rashicës, SofaScore e notoi me 7.8.

Besiktas është aktualisht në vendin e katërt me 41 pikë, ndërsa ky ishte goli i dytë në këtë sezon, ndërsa ka edhe tri asistime.

Asnjë koment

Comments are closed.