Rashitaj: VV-ja mund të ketë lidhje me arratisjen e Sekiraqes (VIDEO)
Gazetari Valon Rashitaj ka ngritur një shqetësim lidhur me arratisjen e Enver Sekiraqes, një figure e njohur në botën e krimit në Kosovë, duke e cilësuar qeverinë, dhe veçanërisht ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si fajtorin kryesor për këtë situatë.
Sipas Rashitajt, ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale me ardhjen e Qeverisë së Kosovës ka lejuar që individë të njohur për krime të qëndrojnë në liri, duke përfshirë Sekiraqen, njofton Klankosova.tv.
Rashitaj theksoi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se më herët, sipas ligjit, individët si Sekiraqa nuk mund të qëndronin të lirë ose në arrest shtëpiak për një periudhë kaq të gjatë, por ndryshimi i ligjit nga ministrja Haxhiu ka mundësuar një gjë të tillë.
Kjo ngre dyshime për lidhje të mundshme mes eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe personave të lidhur me krimin, përfshirë Sekiraqen.
Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e e mëposhtme: