22-10-2025

Raste të shumta të kontrabandës në pikat kufitare gjatë tetorit, Dogana kap edhe narkotikë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit tetor ka identifikuar një numër të konsiderueshëm të rasteve të kundërvajtjeve doganore pas kontrolleve të zhvilluara në pikat kufitare të vendit.

Sipas Doganës, gjatë këtyre operacioneve janë zbuluar mallra të padeklaruara, të fshehura apo të shoqëruara me dokumentacion të pasaktë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore.

Rastet përfshijnë mallra nga kategori të ndryshme, duke përfshirë:

Produkte tekstili, veshje dhe aksesorë mode, përfshirë produkte të dyshuara si të falsifikuara.

Produkte farmaceutike, kozmetike dhe mjete për ndërhyrje estetike, pa certifikim dhe dokumentacion të përshtatshëm për import.

Pajisje elektronike dhe mjete pune, si dhe pajisje teknologjike të ndryshme, të cilat nuk ishin të deklaruara në mënyrë të rregullt gjatë hyrjes në territorin e Kosovës.

Produkte ushqimore dhe të konsumit të përditshëm, si mish i përpunuar, vaj, bombola gazi dhe suplemente ushqimore në sasi të konsiderueshme.

Mjete monetare në sasi mbi kufirin e lejuar ligjërisht.

Lëndë narkotike, duhan dhe municion për armë të ndryshme, të gjetura në rrethana të dyshimta gjatë kontrolleve të thelluara.

Sipas Doganës, vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara arrin shuma të larta, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë iniciuar procedurat përkatëse administrative.

Asnjë koment

Comments are closed.