Rastet e fundit me Covid në Kosovë
11 janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.232 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës.
Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 7.258 testime, 356 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.195.
Në total numri i rasteve aktive është 2.083.