Rastet e reja me COVID-19 në vend
Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 970 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.150.
Në total numri i rasteve aktive është 632.