04-02-2025

Rasti i dhu:nimit dhe shfaqjes së pamjeve por:nografike: 30-vjeçari abuzoi me dy djem të mitur

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë të miturit që keqpërdoren seksualisht nga persona kryesisht të moshës madhore. Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në Prishtinë, për çka Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimin, raporton Gazeta Sinjali.

Dy persona kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për dy vepra penale “Dhunimi” dhe “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari kryesor për dhunim është Kreshnik Feta, 30-vjeçar, ndërsa për veprën tjetër është ndaluar një person i moshës së mitur, 17-vjeçar, i cili është viktimë e dhunimit.

Ku ndodhi dhe si u zbulua rasti?

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka ka ndodhur të një kompleks banesor në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë dhe detajet u zbardhën pasi u raportua se një i mitur është zhdukur dhe familja po e kërkon.

Sipas informacioneve të para, pasi Policia është aktivizuar për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për gjetjen e të miturit rreth 12-vjeçar, i njëjti është hasur bashkë me dy personat që u arrestuan.

Bazuar në rrëfimin e fëmijës u zbulua se dy të dyshuarit e kanë marrë nga parku i banesës dhe për motive akoma të panjohura, e kanë futur brenda objektit, ku i kanë treguar pamje me përmbajtje pornografike.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije për Sinjalin se në pamjet që iu shfaqën fëmijës 12-vjeçar, shihet se si i dyshuari Feta ka kryer marrëdhënie seksuale me personin tjetër të dyshuar 17-vjeçar.

Provat e gjetura janë konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.