28-02-2025

Rasti “LakeSide” ku u akuzua për ryshfet, ATK kthen në punë inspektorët që iu mbyllën hetimet

Rasti “LakeSide”, që u nis nën dyshimin për shmangie tatimi, përfundoi me mbylljen e hetimeve kundër dy biznesmenëve dhe 13 inspektorëve. Ky rast ishte shoqëruar me akuza publike se shefat e ATK-së kërkuan ryshfet, 900 mijë euro ryshfet. Insajderi ka sjellë detaje ekskluzive.

Pas mbylljes së hetimeve, ATK është detyruar që të enjten t’i kthejë në punë edhe 11 inspektorët që ishin suspenduar për këtë hetim.
Janarin e vitit të kaluar Prokuroria Themelore e Prishtinës e kishe ndërruar shefin. Kujtim Munishi u largua dhe Zejnullah Gashi u bë shef i ri. Punën e nisi me një operacion të madh ku në pranga u vunë një biznesmen, Feim Pulaj- pronari i hotelit “Lake Side” dhe 13 inspektorë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Në paraburgim qëndruan pak, por nën hetime për më shumë se një vit.

E krejt këtij rasti, zëvendësja e Kryeprokurorit Gashi, Elza Bajrami-Kastrati i ka dhënë epilog: Mbyllje e hetimeve.

Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin e nënshkruar nga Zëvendës-Kryeprokurorja Bajrami-Kastrati e cila mbylli pjesërisht hetimet kundër biznesmenëve Feim Pulaj, Bedri Batatina dhe Besim Batatina, si dhe inspektorëve të ATK-së Adil Paçarizi, Agim Rama, Avdi Jakupi, Gazmend Gjocaj, Masar Zejnullahu, Milaim Berisha, Muhamed Rafuna, Murtez Zeqiri, Nesim Bajrami, Safet Temaj, Vllaznim Krasniqi, Xhemajl Hertica dhe Isen Lipovica.

Këta po hetoheshin për vepra që lidhen me shmangien e tatimeve.

Vendimi prej 110 faqesh përmban krejt të dhënat e krejt verimeve që Prokuroria në Prishtinë ka ndërmarr brenda këtij viti për këtë rast, që siç ka raportuar Insajderi, që prej fillimit, biznesmeni Pulaj pretendon se rasti ishte nisur pasi që siç ai refuzoi që shefave të ATK-së  t’iu jepte ryshfet- siç ia kërkuan.

Një kallëzim penal kundër tyre tashmë ai e ka deponuar po në të njëjtën prokurori.

Në vendim Prokurorja e rastit bën me dije se megjithatë procedura penale me ngritje të aktakuzës vazhdon , “kundër të pandehurve Feim Pulaj, për shkak të veprës penale Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308 i KPRK-së dhe Bedri Batatina, për shkak të veprës penale Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin, nga neni 308 i KPRK-së”.

Lexo edhe:

36 mjekë specialistë këtë javë i nënshkruajnë kontratat, fillojnë punën në QKUK dhe Spitale Rajonale

Asnjë koment

Comments are closed.