Rasti “Subvencionet 1”: Kërkohet konfiskimi i 200 mijë eurove dhe të akuzuarve t’iu ndalohet ushtrimi i funksioneve publike
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në aktakuzën e subvencioneve ka propozuar që të konfiskohet dobia e fituar nga vepra penale në shumë prej 200 mijë eurove.
Në aktakuzë është propozuar që të konfiskohen edhe vetura “Audi A7”, dhe telefona të markave “Samsung” dhe “Iphone” të llojeve të ndryshme.
PSRK ka propozuar që të akuzuarve; Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Luan Statovci, Berat Nika, Sadat Shkodra, Musa Nivokazi, Lulzim Hajdari, Jeton Sylaj, Habibe Dauti, Alban Bushati, tu ndalohet ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në sherbime publike pas mbajtjes së dënimit me burgim.
Aktakuza është ngritur më 22 shkurt 2022, ndaj 21 personave që akuzohen se janë përfshirë në vepra penale që lidhen me “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” “Marrja e ryshfetit” dhe ndihmë në “Marrje ryshfeti” “Mashtrim në detyrë”, “Dhënia e ryshfetit” “Mashtrim me subvencione” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
Me këtë aktakuzë do të përballen, Luan Statovci, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Habibe Dauti, Alban Bushati, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Salih Kelmendi, Bekim Shala, Fuat Morina, Dukagjin Mavraj, Flamur Zeqiri, Daut Kabashi, Kastriot Berisha, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj.
Në mars nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve të përfshirë në rastin “Subvencionet 1”
Lajmi për “Betimi për Drejtësi”, është konfirmuar nga zyra e gjykatësit Kujtim Krasniqi, i cili është edhe gjykatës i ngarkuar me këtë lëndë.
Aktakuza e PSRK ngarkon 21 persona në përfshirje në rastin e dallavere me subvencionet.
Me këtë aktakuzë do të përballen, Luan Statovci, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Habibe Dauti, Alban Bushati, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Salih Kelmendi, Bekim Shala, Fuat Morina, Dukagjin Mavraj, Flamur Zeqiri, Daut Kabashi, Kastriot Berisha, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj.
Veprat me të cilat të akuzuarit ngarkohen lidhen me kapitullin e veprave korruptive si “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” “Marrja e ryshfetit” dhe ndihmë në “Marrje ryshfeti” “Mashtrim në detyrë”, “Dhënia e ryshfetit” “Mashtrim me subvencione” dhe “Falsifikim i dokumenteve”. /BetimipërDrejtësi
Shenim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç, nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.