Rasti tragjik në Dragash, Prokuroria jep detaje për vr*asjen e nënës nga djali
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka dhënë detaje lidhur me tragjedinë në fshatin Reselicë të Dragashit, ku dyshohet se një 30-vjeçar ka privuar nga jeta, nënën e tij.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari, siç mësoi Sinjali, Ferzidin Boza, dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij, Tenzilja Boza, duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre në fshatin Restelicë.
“Pas pranimit të informatës në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, krim-teknikën dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për obduksion në IML”, thuhet në njoftim.

Prokuroria tha se bazuar në të dhënat zyrtare të saj, dorasi ka pasur çrregullime mendore.
Ai, sipas këtij institucioni, kishte të kaluar kriminale, pasi ndaj tij kishte pasur tri dënime për dhunë në familje.


Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
