28-11-2024

Reagojnë shpejt serbët, bllokojnë të gjitha rrugët për në Shtërpcë dhe Brezovicë

Të shtëna me armë zjarri drejt dy personave, të cilët pësuan lëndime trupore, kanë bërë që serbët lokalë në Shtërpcë të reagojnë shpejt.

Menjëherë pasi një 11 dhe një 31 vjeçar u plagosën, banorët e Shtërpcës dolën për të protestuar në rrugë.

Me flamuj të Serbisë në duar, ata u shtuan shpejt në numër.

Indeksonline raporton se banorët e Shtërpcës kanë bllokuar rrugët që të çojnë për në Brezovicë, në Prevallë dhe në Shtërpcë.

Nderkaq, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se në rastin e ndodhur në Shtërpcë, ku u plagosen dy persona, i përfshirë është një pjesëtar i FSK-së.

Mehaj tha se me rastin po merren organet e drejtësisë, ndërsa i njëjti do të trajtohet sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi që ka Ministria e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se në momentin që ka ndodhur rasti, pjesëtari i FSK-së ishte jashtë detyrës.

“Shpreh keqardhjen më të thellë për atë që ka ndodhur në Shtërpcë. Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin”, është shprehur Mehaj, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se ministria që ai drejton, por edhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve pa dallim.

Asnjë koment

Comments are closed.