Reagon edhe dega e PDK-së rreth slloganit që u publikua dje nga parku në ” Bazhdarhane”
Sektori për media i PDK-së në Prizren, përmes një komunikate dërguar mediave, shkruan se dega e Partisë Demokratike në Prizren, përmes mediave, portaleve si dhe rrjeteve sociale, është njoftuar me fotografi dhe me disa imazhe, ku paraqitej një investim publik i një parku femijësh në Prizren, i realizuar nga qeverisja lokale e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje përmes Kryetarit Haskuka, i cili shoqërohej me një parullë politike, madje duke e shtrembëruar edhe gjuhën tonë shqipe.
Konsiderojmë që kjo pamje dhe ky veprim i paraqitur aty, është politizim i investimit publik, i cili realizohet me taksat e qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallime politike.
Kjo shkon edhe më keq, për shkak se investimi në fjalë, është i destinuar t’i shërbej fëmijëve, andaj veprime të tilla tendencioze dhe politike, janë abuzim me investimin publik dhe me vet dinjitetin e fëmijëve, thuhet në fund të kësaj komunikate. /tvpz/