Reagon Këshilli i Prindërve: Mos manipuloni me nxënësit për interesa
Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Motrat Qiriazi”, në Prizren mbanin në duar të flamurit të Turqisë.
Këshilli këtë veprim e konsideron të papërgjegjshëm nga ata që kanë manipuluar me nxënësit.
Këshilli bën thirrje tek secili qytetar i cilësdo përkatësie etnike , që të mos manipulojnë me nxënësit për interesa çfarëdo qofshin ato.
“Nxënësit shkollën e kanë vend edukimi e arsimimi, asgjë më shumë. Prandaj Këshilli i Prindërve të Kosovës, u bënë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masat që i parasheh ligji “- thuhet në reagimin e këtij Këshilli.