Reagon Nisma në Prizren, keqpërdorimi i nxënësve për propagandë jo racional dhe manipulues
Pas publikimit të një fotoje, në të cilën në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren, shihet një mësues dhe një grup nxnënësisht me flamur të Turqisë dhe duke përshendetur ushtarakisht,ka reaguar edhe Nisma Social Demokrate.
Në një kumtesë, thuhet se NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren mendon se keqpërdorimi i nxënësve në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” për propagandë jo racionale dhe manipuluese është i rrezikshëm dhe përçon mesazh jo të mirë!
“Fotografia me nxënësit, që po qarkullon në media dhe mos reagimi i organeve përgjegjëse në Prizren është një tregues se deri ku është katandisur Arsimi në Prizren, që është edhe si produkt i njerëzve të papërgjegjshëm dhe jokompetent të emëruar në krye të DKA-së!
Emërimin për ta udhëhequr Arsimin në Prizren të personave që nuk e dinë sa minuta zgjatë ora e mësimit dhe mbushja me “komisar politik” në DKA, ka bërë që qindra nxënës të humbin me mijëra orë mësimi për arsye të vendimeve të gabuara poltike të z.Haskuka për llogari të votave, ku afër dy muaj mbi 50 punëtorë të Arsimit nuk shkojnë në punë edhe pse janë pranuar me konkurs të rregullt.
NISMA në Prizren shpreson që gjendja në arsim do të ndryshojë dhe personat për këtë gjendje të japin llogari”, thuhet në komunikatën nga zyra për informim nga NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren./ GazetaePrizrenit.net