Reagon PDK në Prizren për mospastrimin e rrugëve nga Komuna
PDK në Prizren, ka reaguar duke shfaqur brengosjen për neglizhencën nga pushteti lokal i Prizrenit më lidhje me mos pastrimin e rrugëve.
Në reagimin e PDK’së dega në Prizren, thuhet se ka një mosangazhim nga komuna e Prizrenit dhe neglizhencë ndaj mos pastrimit të rrugëve të kësaj komune.
Reagimi nga PDK dega në Prizren:
NË DITËN E ZGJEDHJEVE NË KOMUNËN E PRIZRENIT SHUMË RRUGË TË BLLOKUARA
Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, në ditën e zgjedhjeve shfaq brengosjen për neglizhencën e pushtetit lokal në Prizren, në lidhje me mosangazhimin e saj për pastrimin e rrugëve.
Rrugët në këtë gjendje jo të mirë, i’a pamundësojnë qytetarëve të komunës, për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre dhe për t’i zgjedhur të preferuarit e tyre.
Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, i bashkëngjitet shqetësimit të qytetarëve, për këtë mosgatishmëri të pushtetit lokal dhe i bën thirrje organeve kompetente të komunës, që ta kryejnë obligimin e tyre ndaj qytetarëve, për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, të paktën në ditën e zgjedhjeve./gazetametro.net