Reagon përsëri Rama: Cakaj 1000 herë më i ditur se Ilir Meta
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përsëri rreth mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër të Jashtëm i Shqipërisë nga ana e presidentit Ilir Meta.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në Twitter tha se Cakaj është më i ditur se Meta 1000 herë.
“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës”, tha Rama.
Ndryshe ky i fundit ka reaguar disa herë gjatë ditës për mosdekretimin e Cakajt nga ana e Metës duke zhvilluar edhe polemika me ish-ministren për Dialog të Kosovës, Edita Tahirin.