22-11-2024

Reagon Sindikata Shëndetësisë ndaj vendimit të Kushtetueses: Turp, ofendim, degradim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shtyrjen e pezullimit të vendimit për Ligjin për Paga.

Këtë vendim FSShK-ja e ka quajtur të turpshëm dhe degradues për punonjësit shëndetësor.

Ky është reagimi i FSShK-së:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh pakënaqësinë e saj me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e afatit të masës së përkohshme për Ligjin e Pagave deri me 30 Qershor 2020.

Turp, ofendim, degradim, në këtë kohë të kësaj lufte globale merren vendime pikërisht kundër”Heronjëve” dhe nga kush…institucioni më i lartë i drejtësisë .Provokohet situata mu në kohën kur neve mendojmë për shëndetin e popullatës e disa të tjerë po mendojnë për kolltuqet e buta dhe pagat e tyre marramendëse.

Apo ndoshta po pritni të ju themi ne nuk punojmë më. Jo ga bim e keni ne me popullin jemi dhe do të jemi, e ju nuk e di me kend.

Në fund FSSHK do pres fundin e kësaj Pandemie e pastaj marrim vendime.

Populli le të rrin i qetë e ju kursesi Jo, do jipni përgjegjësi së paku para Zotit.

Me respekt, FSSHK

Asnjë koment

Comments are closed.