16-11-2024

Reagon UEFA, tregon vendimin që ka marrë për ndeshjen Rumani-Kosovë

Janë hapur procedura disiplinore ndaj Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Kjo është përgjigja që UEFA.

“Janë inicuar procedura disiplinore ndaj Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, bazuar në artikullin 55 të rregullave disiplinore të UEFA-s, për shkak të ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës të luajtur më 15 nëntor në Bukuresht, Rumani. Informacionet tjera rreth këtyre procedurave do të bëhen të ditura në kohën e duhur”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s për Express.

Kombëtarja e Kosovës u largua nga fusha mbrëmë në minutën e dytë shtesë dhe nuk pranoi të kthehej në fushë pas thirrjeve raciste dhe anti-Kosovë në kor të tifozëve rumunë.

Pas më shumë se një ore ndërprerje, gjyqtari i ndeshjes u kthye në fushë dhe e mbylli takimin, teksa UEFA pritet të marrë vendimin rreth fatit të këtij takimi.

Deri në momentin e ndërprerjes së ndeshjes, rezultati ishte 0:0.

Asnjë koment

Comments are closed.