Reagon vëllai i personit që u ther për vdekje në Prishtinë: Kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet
Agon Myftari, vëllai i Auronit, që u ther për vdekje mbrëmë në Prishtinë nga vëllai tjetër, Gent Myftari, ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Ai fillimisht ka bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri, përcjell Klankosova.tv.
Myftari ka kërkuar që të mos spekulohet, derisa siç u shpreh ai, organet e rendit të japin versionin e tyre.
“Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia”, ka shkruar tutje ai.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.