Reali, goditje të dyfishtë te Chelsea për 113 mln euro
Reali i Madridit troket sërish në derën e Chelsea-t, por këtë radhë në qendër të vëmendjes nuk është Eden Hazard, por Willian e Thibaut Courtois. Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, klubi merenges ka bërë një ofertë prej 113 milionë eurosh për portierin dhe sulmuesin e “Bluve të Londrës”.
“Daily Mail” thekson gjithashtu se kjo ofertë e Realit të Madridit është marrë në konsideratë nga drejtuesit e Chelseat të cilët e treguan gatishmërinë për të studiuar ofertat për Willian edhe më parë kur për të shfaqi interesin e saj edhe Barcelona. Në atë kohë, Barcelona ofroi 73 milionë Euro, por me pas katakanasit siguruan shërbimin e Malcom duke humbur më pas interesin për Willian./TCH