25-11-2024

Reciprociteti: 20 kamionë nga Serbia e njohën Republikën e Kosovës, 13 u kthyen prapë

Ndër vendimet e fundit të Qeverisë Kurti ishte edhe shtimi i masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Me vendimin në fuqi asnjë kamion nga Serbia nuk do të mund të futet në Kosovë nëse në mallra nuk shkruhet Republika e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Gjatë 24 orëve të fundit këtë vendim e kanë respektuar dy kamionë, ndërsa në total janë rreth 20 maune që pranuan Republikën e Kosovës.

Megjithatë, ka të tjera që nuk pranojnë të importojnë mallrat e tyre duke e pranuar pavarësinë e Kosovës.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, tha për klankosova.tv se 13 maune janë kthyer prapë në mungesë të dokumenteve të kërkuara dhe se të tjera nuk kanë ardhur që nga futja e masës në fuqi.

“Gjatë 24 orëve të fundit dy maune me mallra të Serbisë, në total tani kemi rreth 20 maune të importuara që nga vendimi i reciprocitetit. 13 maune janë kthyer, pastaj të tjerat nuk kanë ardhur”.

Stavileci ka konfirmuar se reciprociteti ka ulur importin e produkteve nga Serbia duke thënë se është ende herët të dihet efekti financiar.

Asnjë koment

Comments are closed.