23-09-2025

Refuzohen mbi 4 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore

Megjithëse me një shtator ka filluar viti i ri shkollor, jo të gjithë prindërit i kanë ma paratë për blerjen e teksteve shkollore. Ata janë detyruar t’i blejnë librat dhe pse ende nuk i kanë kanë marrë subvencionin prej 80 eurosh nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe pse apkimimi për subvencionimin e librave ka filluar nga 15 gushti.
Ndërkaq Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur  ditë më parë ka ndarë 2 milionë e 41 mijë euro për tekstet shkollore.
 
“Nga MASHTI kemi pranuar kërkesën për transfer të brendshëm në vlerë prej 2 milionë e 41 mijë eurovesh që ndikon deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht nga ligji për ndarjet buxhetore”, ka thënë ministri në detyrë Hekuran  Murati.

E nga të dhënat e MASHTI-t deri tani janë mbi 200 mijë aplikime të cilat janë pranuar përmes platformës e-kosova që nga hapja e sistemit për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore.

Sipas të dhënave të MASHTI-t deri tani janë 203 mijë e 198 aplikime.  Prej tyre të patrajtuara janë 4 mijë e 131 aplikime.  Të trajtuara  janë 199mijë e 067.  Të aprovuara janë 194 207, ndërkaq  të refuzuara janë  4 mijë 860 aplikime.

Ndryshe për vitin shkollor 2025/2026, subvencionet do të ndahen nga 80 euro për nxënësit nga klasa I deri në klasën V, për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore dhe 80 euro për nxënësit nga klasa VI deri në klasën IX, për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.