25-11-2024

Refuzohet harmonizimi i pagave për punëtorët e Administratës së Prizrenit

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe drejtori i Administratës, Osman Hajdari, kanë mbajtur një konferencë për medie rreth çështjes së harmonizimit të koeficientit të pagave për 288 shërbyes në këtë institucion.

“Përkundër angazhimeve konkrete që të kemi harmonizim të pagave për 288 shërbyes civilë të angazhuar në administratën komunale, dhe pas dhënies së pëlqimit nga ministria e Administratës Publike, së fundi kemi marrë përgjigje negative nga ministria e Financave dhe Departamenti i Thesarit, dhe kjo na ka shqetësuar pasi që punëtorët e administratës në komunën e Prizrenit ka nivelin më të ulët të pagave sa i përket punëve dhe detyrave që ata bëjnë në raport me punëtoret e administratave tjera”, theksoi ai.

Ndërkaq, drejtori i Administratës, Osman Hajdari, u shpreh kritik ndaj mospërfilljes së kërkesave të kryetarit Haskuka dhe drejtorisë që ai e drejton nga institucionet e lartëpëmendura, duke thënë se kemi të bëjmë me diskriminim politik nga drejtuesit e këtyre institucioneve, ndaj një të drejte legjitime e cila iu takon shërbyesve civilë në Prizren, që në mënyrë retroaktive ata të paguhen për 5 muajtë e këtij viti.

Drejtori, Hajdari, apelon tek ministria e Financave në radhë të parë që të merr parasysh kërkesën për ekzekutimin e pagave retroaktive ndaj këtyre shërbyesve civilë në Prizren, që edhe ata të janë në raport të barabartë me pagat e nivelit public.

Sipas kryetarit,Haskuka, dhe drejtorit, Hajdari, është e pakuptueshme që shërbyesve civilë të njërës ndër komunat më të mëdha, siç është Prizreni, të privohen nga e drejta e pagës së njëjtë me kolegët e tyre, edhe pse në komuna më të vogla se Prizreni./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.