Rehabilitohet rruga që lidh magjistralen Prizren-Suharekë me transitin në Petrovë
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike Levent Kasemi, inspektuam punimet që po realizohen për rehabilitimin e rrugës, që lidh magjistralen Prizren-Suharekë me rrugën e transitit në Petrovë.
Në kuadër të punimeve po bëhet asfaltimi i rrugës në gjatësi prej 1.7 km.
Në njoftim, thuhet se kjo rrugë e frekuentuar nga biznese të shumta të cilët veprojnë në komunën tonë, do të mundësojë qarkullim më të lehtë për zhvillimin e këtyre bizneseve./GazetaePrizrenit.net