27-02-2026

Rekord në Prizren: Policia godet parkingjet e parregullta – 106 gjoba vetëm për dy orë

Parkimet e parregullta mbeten një sfidë e përditshme për qytetin e Prizrenit. Ato jo vetëm që pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve, por shpesh krijojnë situata të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve.

Policia njofton se është e vendosur të intensifikojë kontrollet dhe të ndërmarrë masa konkrete për të garantuar rend dhe siguri në komunikacion.

Mu për këtë, sot më datë 27.02.2026, në intervalin kohor 10:00 – 12:00, patrullat e Stacioneve Policore të Prizrenit, Prizren-Veri dhe Njësisë për Rregullimin e Komunikacionit Rrugor kanë ndërmarrë një aksion të koordinuar kundër parkingjeve të parregullta në qytetin e Prizrenit, kryesisht në qendër të qytetit.

Gjatë këtij kësaj kohë janë shënuar gjithsej 106 gjoba për shkelje të rregullave të parkimit.

“Respektimi i rregullave të komunikacionit është çelësi për një qytet më të sigurt dhe më të rregullt. Policia fton të gjithë qytetarët që të kontribuojnë me sjellje të përgjegjshme në rrugë, sepse vetëm së bashku mund të ndërtojmë një Prizren më të qetë dhe më të bukur për të gjithë”.

Asnjë koment

Comments are closed.