Rëndohet gjendja në Infektivë, shkon në 62 numri i pacientëve të shtrirë
Po shqyrtohet mundësia që edhe spitalet rajonale të trajtojnë pacientë me koronavirus.
Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se pas shtimit të rasteve me koronavirus gjendja po vështirësohet edhe në Klinikën Infektive.
Krasniqi thotë se është shqetësuese rritja e shpejtë e të infektuarve në një periudhë kaq të shkurtë kohore dhe sipas gjendja në klinikë është sikurse në ditët e para kritike kur ishin të hospitalizuar rreth 64 pacientë.
Infektologu thotë se po shqyrtohet mundësia që të prekurit me koronavirus të trajtohen në spitalet regjionale dhe sipas tij në Klinikën infektive të trajtohen vetëm rastet më të rënda.
“Është e vështirë të menaxhohen një numër kaq i madh i rasteve prandaj do të kërkojmë mirëkuptim nga kolegët e spitaleve regjionale”, tha ndër të tjera Valbon Krasniqi.