24-11-2024

Rënie e ndjeshme e lindjeve në Prizren

Numri i lindjeve në spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, ka shënuar rënie të ndjeshme, gjatë 24 orëshit të fundit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në repartin obstetrik (salla e lindjes) numri i përgjithshëm i të lindurve ka qenë vetëm tre.

Sa i përket gjinisë, dy janë djem, ndërsa një vajzë.

Ajo që vlen të përmendet është se megjithë numrin e ultë të lindjeve, krahasuar me ditët tjera, dy nga lindjet janë “cezariane”  (me operacion).

Ndryshe, numri  mesatar i zakonshëm i lindjeve kohët e fundit sillet nga tetë e më lartë. Një ditë më parë ndërkaq janë regjistruar nëntë raste të lindjeve./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.