Reperi Buta vetëdorëzohet në polici pas inci*dentit me të shtë*na në Ferizaj
Reperi i njohur kosovar Buta është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, pas dyshimeve për përfshirje në një përleshje që ka ndodhur në Ferizaj dhe që është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa Policia e Kosovës ka pranuar informacion për vendndodhjen e të dyshuarit, i cili më pas ka njoftuar se do të dorëzohej.

Rreth orës 22:05, njësitë policore janë angazhuar dhe e kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet B.J. në rrugën “Halim Spahija” në Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për Sinjalin ka konfirmuar se i dyshuari është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor, pasi ka pasur lëndime në dorë.

Hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me rrethanat e përplasjes.
