Reshje shiu – paralajmërohen vërshime në disa zona, përfshi edhe Prizrenin
stituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se të martën e të mërkurën e kësaj jave, reshjet e shiut që do të përfshijnë vendin do të mund të shkatkojnë vërshime në disa vende.
Sipas IHMK-së reshjet e shiut të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të mbrëmjes të martën, fillimisht në pjesën perëndimore të vendit, gradualisht do të përfshijnë tërë Kosovën. Një njoftim thuhet se reshjet do të karakterizohen me intensitet mesatar dhe lokalitet intensiv.

“Duke u bazuar në të dhënat, modelet dhe vrojtimet e kushteve të përgjithshme hidrometeorologjike në vend dhe rajon, parashihet që gjatë datave 18–19/11/2025 në vendin tonë të ketë reshje shiu, të cilat në disa zona pritet të jenë të intensitetit të lartë”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Zonat e kullimit të prekura nga reshjet më intensive të parashikuara për debite të menjëhershme, sipas njoftimit, parashihet të jenë rrjedha e mesme dhe e poshtme e Drinit të Bardhë, Bistrica e Prizrenit, Mirusha, Toplluha, Ereniku, Bistrica e Deçanit dhe disa rrjedhat me karakter malorë.

