07-01-2026

Reshjet e shiut, kjo komunë merr vendim për shtyrjen e gjysmëvjetorit shkollor

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar gjendje të rënduar në disa komuna.

Komuna e Malishevës ka marrë vendim që të shtyjë për datën 12 janar fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor.

Deri të ky vendim, komuna e Malishevës ka ardhur duke u bazuar në parashikimet e Institutit Metereologjik të Kosovës për përkeqësimin e motit dhe gjithashtu bazuar në gjendjen në terren në këtë komunë.

Në njoftim thuhet se ditet e humbura do të kompensohen gjatë muajve në vijim.

Asnjë koment

Comments are closed.