“Revolucioni urban” i Shaqir Totajt: Projekte “gjigande” që do ta ndryshojnë Prizrenin
Kryetari i Komunës, Totaj, ka prezantuar sot një paketë “urgjente” vendimesh që pritet ta transformojnë qytetin… ose të paktën ta bëjë viral për 24 orë 😅
Ndër projektet më të bujshme:
🚴♂️ Biçikleta falas për çdo qytetar – sidomos tani në krizën e naftës, kur çmimi ka kapërcyer 1.80 cent… dhe për shkak të parkingjeve “luksoze” në qendër që kushtojnë më shumë se një kafe ☕️ !
– Bonus surprizë: një ditë në vit, Komuna me mjete vetanake do t’ua paguajë të gjitha parkingjet në qendër, si kundërpërgjigje ndaj Qeverisë
– Festival ndërkombëtar të bakllavasë, salepit e bozës – ku konkurrenca është e fortë, dieta dorëzohet pa luftë… ndërsa subvencionet komunale, si gjithmonë, shkojnë “te të njohshmit”

– Taksi ajrore mbi Shatërvan – për ata që s’kanë nerva për trafik… e as për përshëndetje.
– Lumbardhi do të ndriçohet si Las Vegasi – që edhe shëtitjet e mbrëmjes të kenë pak “show” dhe pak më shumë fatura të rrymës.
– Semaforë me votim publik dhe ma pak rreth-rrotullime – demokraci edhe në trafik… kësaj here pa manipulim votash (premtohet! 🤫)
– Festival të Qenve Endacakë – Në kuadër të mikpritjes së vizitorëve dhe përmirësimit të imazhit të qytetit
– WiFi publik që punon perfekt… veç kur s’ke nevojë për të.

– Dhe për fund: çdo rrugë në ndërtim do të përfundojë “brenda afatit”… vetëm se nuk dihet cili afat?
Sipas kryetarit, këto projekte janë “gati për implementim”… veç po pritet 2 Prilli që të harrohen.
Aprilliiiiiiiiii!

