26-11-2024

Rexhbeçaj kthehet në stërvitje

Mesfushori kosovar, Elvis Rexhbeçaj, është kthyer nga lëndimi dhe pritet për pak kohë të jetë gati për ndeshjet e ardhshme të Kolnit.

22-vjeçari nga Prizreni e lëndoi gjurin, por ai është kthyer shpejt dhe do të stërvitet bashkë me grupin, ka njoftuar klubi në “Twitter”.

Rexhbeçaj është huazuar nga Wolfsburgu te Kolni deri në fund të sezonit të ardhshëm, raporton “Sporti në KTV”.

Për Wolfsburgun nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion, derisa debutoi me Kolnin duke luajtur dhjetë minuta kundër Dortmundit.

Rexhbeçaj me Wolfsburgun ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Asnjë koment

Comments are closed.